Dr. Genc Rukiqi D.M.D.

Dr. Genc Rukiqi D.M.D.
DOKTOR I STOMATOLOGJISË - SPECIALIST I PROTETIKËS
  • Dr. Genc Rukiqi D.M.D. -

    I lindur dhe rritur në Prishtinë, Genci përfundoi studimet në degën e Stomatologjisë në Prishtinë në vitin 2010 dhe mori titullin Doktor i Stomatologjisë.

    Dr. Genci ka bërë tashmë një eksperiencë dhjetë vjeçare në praktikën dentare.

    Ai ka përfunduar specializimin tre vjeçar në departamentin e protetikës stomatologjike, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare në Prishtinë, gjithashtu është duke ndjekur studimet e doktoratës në Stomatologji në Universitetin e Prishtinës.

    Angazhimi i tij për edukimin e vazhdueshëm profesional brenda dhe jashtë vendit, e shpie atë pranë inovacioneve dhe teknologjive më të reja në stomatologji. Dr. Genci është i dedikuar të kuptojë dëshirat dhe nevojat e secilit pacient. Ai beson që mjeti më i vlefshëm klinik dhe diagnostik është akti i të dëgjuarit dhe filozofia e tij ndaj tretmanit dentar bazohet në këtë parim.

    Ai trajton çdo pacient në mënyrën që do të dëshironte të trajtohej ai vetë, pra me sinqeritet dhe profesionalizëm. Stomatologjia në përgjithësi dhe dega e tij specialistike Protetika në veçanti, plotësisht përmbushin etjen e tij për të punuar në degën e artit terapeutik dhe estetik.

    Motivimi i pacientëve të të dy grupmoshave, të rinj dhe të moshuar, për të marrë përgjegjësinë mbi shëndetin e tyre, është kthyer në një mision për të. Krahas stomatologjisë, Genci ndjek një stil aktiv jetese si dhe pëlqen shumë udhëtimin dhe çiklizmin.